
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë ditën e sotme në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë. Berisha u ndal para gazetarëve ku ndau një urim për besimtarët e krishterë
“Uroj të gjithë besimtarët katolikë, por edhe të gjithë besimtarët e Zotit se kjo është një ditë e shenjtë për çdo besimtar. Dita në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor.
Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar. Pata një bisedë shumë të përzemërt, të hapur dhe njëherë uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit. Faleminderit!” – uroi lideri demokrat Berisha.