Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Liderët botërorë urojnë Edi Ramën për fitoren historike, kryeministri i përgjigjet përzemërsisht mesazheve

Shkruar nga Newsbomb
Liderët botërorë urojnë Edi Ramën për fitoren
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Liderët botërorë nuk kanë vonuar për të uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare. Elektorati shqiptar i dhuroi Ramës mandatin e katërt radhasi me një rezultat historik, duke lënë me mijëra vota pas Partinë Demokratike, forcën e dytë politike më të madhe në vend.

Sakaq, Rama i është përgjigjur përzemërsisht urimeve të homologëve europianë e liderëve botërorë, ndërsa me shumicën prej tyre do të takohet në premten në Tiranë në organizimin për herë të parë të samitit të Komunitetit Politik Europain.

Përgjigja për kryeministrin hungarez Viktor Orban:

Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor. Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë së bashku në interesin më të mirë të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE - një kauzë që ju e keni mbështetur prej kohësh. Dhe po, mezi pres t'ju mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas takimit fantastik që patëm të gjithë së bashku në Budapest vetëm gjysmë viti më parë - ku ju e vendosët standardin shumë lart, miku im.

Përgjigja për presidenten e KE-së, Ursula von del Leyen:

Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët tuaja kanë shumë vlerë dhe mbështetja juaj ka edhe më shumë vlerë — veçanërisht në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Për më tepër, ky nuk mund të ishte një moment më i mirë për t'ju uruar mirëseardhjen në Tiranë — menjëherë pasi populli shqiptar foli me zë të lartë për ëndrrën e tij të madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t'u bërë anëtar i plotë i familjes së BE-së brenda kësaj dekade.

 E di që Shqipëria mund të mbështetet tek ju dhe lidershipi juaj. Dhe duhet ta dini se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për t'u kërkuar, vetëm merita për t'u fituar. Pra, po — le të synojmë më të mirën që do të vijë! Gjithmonë bashkë.

Përgjigja për presidentin e Francës Emmanuel Macron:

Faleminderit nga thellësia zemrës sime, i dashur @EmmanuelMacron, për mesazhin tuaj të urimit që do të thotë shumë - jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës. Falë jush dhe qasjes suaj ndaj Ballkanit Perëndimor, këto marrëdhënie kanë arritur një nivel të ri, si kurrë më parë.

Është vërtet e mrekullueshme që Shqipëria ka nderin t'ju mirëpresë përsëri si një mik të çmuar me rastin e Samitit të EPC-së, dhe që ju do të qëndroni me ne më pas për të vlerësuar bashkëpunimin tonë të ngushtë.

Përgjigja për presidentin e KE-së, Antonio Kosta:

Faleminderit shumë, i dashur Antonio. Do të doja ta dije sa thellësisht e vlerësoj privilegjin e të qenit miku yt dhe të punoj përkrah një udhëheqësi dhe personi të shkëlqyer si ty, në interesin më të mirë të vendit tim dhe Evropës sonë. Pres me padurim t'ju mirëpres në Tiranë, mik i dashur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese