Hapësire reklamuese

Politikë

Largimi nga politika, Grida Duma tregon nëse do rikthehet sërish

Shkruar nga Newsbomb
Largimi nga politika, Grida Duma tregon nëse do rikthehet sërish
Grida Duma

Ish deputetja e partisë Demokratike dhe aktualisht moderatore në emisionin Top Story, Grida Duma është rrëfyer për herë të parë mbi vendimin për largimin nga politika.

Në një intervistë në Top Albania Radio, ajo tha se ky vendim ishte i momentit. Ndërsa shtoi se sigurisht që ecuria në politikë ndikohet nga rrethanat, dhe të mos qenit të organizuar dhe bashkëpunues nuk mund të funksionojë në jetën politike.

“Asgjë s’më ka lodhur. Politikën e dua shumë. Ashtu ishte momenti. Duhej një dalje për të treguar që për mua ky është çasti i duhur jo për të demotivuar ata që merren me politikë… Për imazhin jam shqetësuar më pak sesa për ecjen… S’kishte të bënte me mua personalisht, por kohezioni i njerëzve. Politika nuk bëhet pa punë në grup, nëse grupi s’është në kohezion, është copëtuar, pa strategji politike. Ky grup duhet ‘shkundur’ sepse disa gjëra duhen bërë ndryshe, tha ajo.

Sipas Gridës, në politikën e Shqipërisë, interesi ndaj liderit është më i lartë se interesi partisë në tërësi. Dhe kjo ndikon në suksesin ose dështimin e aktorëve të politikës.

“Ai që bën politikën duhet të jetë një kafshë politike. Politika është thelbi i interesit, por nëse e ke interesin e bashkuar me liderin e vendit je lider i madh, nëse e ke me planin politik s’je lider. Shqipëria ka 30 vite që mbijeton në njëfarë mënyre”, shtoi ndër të tjera Duma.

E ndërsa pyetjes se nëse do të rikthehej në një moment të dytë në politikë, ajo tha se nuk e mendonte. Gjë që la të nënkuptohej që ndonëse pauza e saj nga politika do të zgjasë më shumë nga sa mendonim.

“Nuk e di, nuk e mendoj fare,” u shpreh ish deputetja e PD, Grida Duma.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese