Hapësire reklamuese


Politikë

Lamtumira e Papa Françeskut, ministri Hasani nga Vatikani: Trashëgimia e Tij shpirtërore do të mbetet e gjallë...

Shkruar nga Newsbomb
Lamtumira e Papa Françeskut, ministri Hasani nga Vatikani:
Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ishte pjesë e delegacionit shqiptar që morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Papa Françeskun në Vatikan. 

Hasani e ka cilësuar Papën një udhëheqës të paqes dhe njeri me shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri nderoi kujtiimin e tij të pahrruar me lutje dhe mirënjohje nga Shqipëria.

Postimi i Hasanit: 

Sot, në Vatikan, i japim lamtumirën Atit të Shenjtë, një udhëheqësi të paqes dhe një njeriu me dashuri dhe shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin. Papa Françesku dëgjoi me zemër, qëndroi pranë më të brishtëve dhe udhëhoqi me shembull — gjithmonë duke zgjedhur forcën e butë të mëshirës dhe fuqinë e heshtur të përulësisë. Trashëgimia e Tij shpirtërore do të mbetet e gjallë në zemrat e miliona njerëzve për brezat që vijnë. Me lutje dhe mirënjohje nga Shqipëria, nderojmë kujtimin e Tij të paharruar.

Kujtojmë se Qeveria shqiptare ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut, i cili ka ndërruar jetë në moshë 88-vjeçare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese