Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Laku është ngushtuar", gazetari: Janë 5 dosje aktive në SPAK për Erion Veliajn

Shkruar nga Newsbomb
"Laku është ngushtuar", gazetari: Janë 5 dosje aktive
Ilustrim: Kryebashkiaku Erion Veliaj

Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “zbarkoi” në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit shkuan në shtëpinë e kryetarit të Bashkisë të Tiranës ku dhe kanë zhvilluar kontrolle.

Sakaq, gazetari Lavdrim Lita i ftuar në “Review” në Euroneës Albania ka deklaruar se pesë dosje aktive në SPAK për pesë çështje të ndryshme. Sipas tij 5 hetimet po ndiqen nga 5prokurorë të ndryshëm në SPAK.

“Janë 5 hetime ku emri i tij del në mënyrë aktive në këto dosje, si te inceneratori i Tiranës, 5D-ja, verifikimi pasuror, hetimi pasuror për familjarët, prishja e Teatrit Kombëtar, Kjo dosje duket sikur fle aty por ka katër vite që e mbajnë aty. Secili prokuror për këto dosje është i ndryshëm. Ndaj nëse ai ka mik njërin prej tyre, nuk i ka të pestë. Për rrjedhojë kryebashkiaku i Tiranës jeton më shumë jashtë se sa brenda.

Kjo që ai ka qenë në takim në Hamburg është pjesë e PR, sepse ai shpesh herë vetëm kthehet në Tiranë disa orë, bën filmimet që ka për të bërë dhe ikën jashtë Shqipërie. Kjo është e verifikuar në TIMS e kudo tjetër. Ai është në buzë të greminës. Dita ditës atij po i rrethohet laku dhe nëse do e fusin brenda apo do e lënë në arrest shtëpie, kjo nuk dihet, por janë pesë prokurorë që po e hetojnë, njëri prej tyre mund të gjejë diçka”, tha Lita.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese