Ish-deputeti i PD-së, Emanuel Heba është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lajmi e trishtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Vasili shkruan se Shqipëria humbi një njeri të vlera të vyera intelektuale, qytetarie shembullore dhe shoqërore.
“Një burrë fisnik, intelektual i vërtetë dhe lëvrues i thellë i shkencave veterinare, vlerësuar me Çmimin e Republikave si dhe i dekoruar Mjeshtër i madh për kontributet e tij. Shqipëria humb kësisoj të tjera vlera të vyera intelektuale, qytetarie shembullore dhe shoqërore”, shkruhej në postimin e Vasilit.
Emanuel Heba ka qenë deputet i Kuvendit të Shqiperise në Legjislaturën e parë pluraliste 1991-1992 dhe Legjislaturën 1992- 1996 në kahun e partisë Demokratike.