Hapësire reklamuese


Politikë

Lajm i mirë për punonjësit e Uzinës së Poliçanit, shteti do u paguajë rrogat e prapambetura me ligj të posaçëm

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i mirë për punonjësit e Uzinës së
Kombinati Mekanik ne Poliçan

Qeveria shqiptare pritet të dërgojë së shpejti në Kuvend një projektligj të posaçëm për të shlyer të gjitha pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura, për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik në Poliçan. Ai njihet gjithashtu dhe si Uzina e Armëve.

Ka qenë deputeti socialist Nasip Naço, ai që ka kërkuar interpelancën sot me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Sipas tij, punonjësit dhe ish-punonjësit e kombinatit kërkojnë pagat e prapambetura dhe ai si deputet përfaqësues i tyre nuk mund të fshihet.

"Ju keni propozuar një projektligj për pagat e prapambetura të punonjësve dhe ish-punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit, për përmirësimin e statusit ekonomik, dua të di çfarë është bërë në lidhje me këtë projekt ligj?  Akoma nuk keni përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese për pagat e prapambetura të tyre. E keni lënë në konservim prej disa vitesh.

Ministër këto janë kërkesat për pagat për rreth 241 punonjës, çfarë t’u them që presin lajme? Si të justifikohem para tyre, kur më pyesin si ata të Ballshit janë mbështetur nga qeveria dhe ne nuk mbështetemi? Si t’u përgjigjem? Të fshihem? T’u them të ikin nga Poliçani, t’u them të bllokojnë rrugën apo të vijnë te Ministria e Mbrojtjes?”, u shpreh deputeti Nasip Naço.

Në përgjigjen e tij, ministri Niko Peleshi dha lajmin e mirë se qeveria ka hartuar një ligj të posaçëm për të shlyer detyrimet në Poliçan. Megjithatë, ai theksoi se përfitues janë 131 punonjës, nga 241 që përmendi deputeti i zonës.

"Kemi miratuar një ligj të posaçëm për këto detyrime. Shtetit nuk i lejohet pa një ligj të posaçëm të marrë përsipër këto detyrime. Ligji do të vijë në parlament. Përsa i përket pagave dhe sigurimeve të prapambetuara, ne i kemi marrë përsipër për ish-punonjësit dhe punonjësit e Poliçanit. Janë 131 punonjës që përfitojnë nga ky vendim", u shpreh ministri i Mbrojtjes.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese