
Seanca e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me 1 minutë heshtje për gjenocidin grek ndaj çamëve në Çamëri.
I pari që ka marrë fjalën në foltore ka qenë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Gjatë fjalës së tij ai tha se shkel mbi viktimat dhe bën hero kriminelët.
Sipas kreut të PDIU-së, u shpreh se Greqia europiane mohon ekzistencën e çamëve. Ndër, të tjera ai ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
“Meqë Mitsotaqis na kujtoi dje fjalën që “si do biesh në gjumë nashtu do ngrihesh”, dua i kujtoj “Uji fle hasmi nuk fle”. Nuk duhet të flemë për ligjin e luftës”, tha ai ndër të tjera.
“80 vite nga 1944 ku u masakruan e shpërngulën banorët e Çamërisë. Genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të thënë se memoria enjë kombi është më e madhe se ajo e një njeriu. Thuhet se një popull që harron, vdes. Ne e kemi sfiduar harresën. Nuk fajësojmë popullin grek por politikën e kohës dhe qëndrimin e sotëm.
Askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e jetës, kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura dhe deklarojnë se çështja çame nuk është çështje. E çuditshme se si Greqia kriminelët i shpall heronj dhe u ngre përmendore.
Jam këtu për ti dhënë zë mijëra viktimave që nuk flasin dot më.
Mos e kini frikë Çamërinë po bashkohuni për drejtësi e paqe. Shqipëtarët nuk kanë frikë ta thonë rrugëve të Europës së Çamëria është Shqipëri.
Meqë Mitsotaqis na kujtoi dje fjalën që “si do biesh në gjumë nashtu do ngrihesh”, dua i kujtoj “Uji fle hasmi nuk fle”. Nuk duhet të flemë për ligjin e luftës”, u shpreh Idrizi në foltoren e Kuvendit.
Gjatë seancës së kësaj të enjte është parashikuar të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, e kërkuar nga Tritan Shehu për surrogacinë, por që debati pritet të zhvendoset për skandalin e mjekëve të Onkologjikut.