Hapësire reklamuese

Politikë

Kuvendi kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Rihapni çështjen e mandatit të Xhaçkës dhe kërkoni opinionin e Venecias

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Rihapni
Xhaçka/ Gjykata Kushtetuese

Kuvendi i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të riçelë shqyrtimin gjyqësor dhe të kërkojë një interpretim nga Komisioni i Venecias lidhur me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Kuvendi kërkon nga GJK që të rihapet kjo çështje dhe qëllim kërkimin e një opinioni amicus curia nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ish ministre e Mbrojtjes.

Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre poarashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Kushtetuesen”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Kujtojmë se më 11 Prill pas disa orëve debate Kuvendi votoi kundër dërgimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, siç kjo e fundit urdhëroi më vendimin e janarit 2023.

Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes në Kushtetuese. Ndërkohë, më 24 prill opozita dërgoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mocionin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Gazment Bardhi aso kohe tha se kërkesa kishte firmat e 44 deputetëve të opozitës dhe të gjithë formacionet janë bashkuar për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehet për mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas opozitës, Olta Xhaçka është në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Vetë Xhaçka ka deklaruar se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Ajo akuzon opozitën se e ka përdorur çështjen politikisht, me të pavërteta dhe shpifje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese