Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kuvendi ka humbur funksionin e vet”, ISP: Demokratë dhe socialistë kanë shkelur “Kodin e Sjelljes së Deputetit”

Shkruar nga Newsbomb
“Kuvendi ka humbur funksionin e vet”, ISP: Demokratë dhe
Seanca plenare 5 Dhjetor 2024

Seanca plenare e ditës së sotme u mbyll parakohe pas me shumë se 3 orë tensione dhe përplasje mes socialistëve dhe demokratëve.

Instituti i Studimeve Politike ka dalë më një reagim kritik mbi seancën plenare sot ku shprehet se ky ishte një tjetër rast ku Kuvendi e ka humbur funksionin e vetë kushtetues.

“Ky ishte një tjetër rast i humbur i Kuvendit të RSH për të përmbushur funksionet e veta kushtetuese dhe përgjegjësitë politike e qytetare."

Më poshtë në deklaratën e plotë të ISP renditen dhe arsyet, ndërsa me keqardhje bëjnë thirrje se Kuvendi duhet të rikthehet në pozitën kushtetuese, të jetë transparent në aktet, debatet dhe vendimmarrjet e veta.

Deklarata e Plotë:

ISP, deklarim kritik për zhvillimet në seancën plenare të Kuvendit, datë 5 dhjetor 2024:

Ky ishte një tjetër rast i humbur i Kuvendit të RSH për të përmbushur funksionet e veta kushtetuese dhe përgjegjësitë politike e qytetare. Nga monitorimi i ISP me keqardhje shprehim shqetësimin e thellë:

• për gjuhën denigruese dhe bullizuese midis deputetëve të dy palëve,

• për shkeljen e Rregullores dhe praktikave të mira parlamentare nga drejtuesi,

• për mungesën e standardeve të transparencës, konsultimit dhe llogaridhënies,

• për refuzimin apriori dhe pamundësimin e jetësimit të interpelancave,

• për shkeljet e shumta të standardeve të Kodit të Sjelljes nga deputetët,

• për dështimin e grupeve parlamentare në funksionimin e tyre me etikë/integritet.

Shqetësimi bëhet i dyfishtë kur shohim se gjuhës denigruese dhe bullizuese, si dhe injorimit të institucionit të parlamentit në një republikë parlamentare i bashkohen edhe deklarimet në media të liderëve politikë, përfshirë kryeministrit. Interpelanca nuk është zgjedhje personale, është detyrim kushtetues.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlerëson se Kuvendi është institucioni kryesor vendimmarrës, ushtrues i procesit ligjvënës, kontrollues ndaj ekzekutivit. Si i tillë, ai duhet të rikthehet në pozitën kushtetuese, të jetë transparent në aktet, debatet dhe vendimmarrjet e veta.

I takon Kryetares dhe organeve drejtuese të Kuvendit, drejtuesve të grupeve parlamentare dhe liderëve kryesorë politikë të reflektojnë dhe të investohen sa më parë për rikthim të parlamentarizmit funksional, për një parlament me integritet, efektiv dhe me fokus kryesor reformat prioritare integruese.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed