Hapësire reklamuese

Politikë

Kuvendi jep dritën jeshile/ Ngrihen Komisionet për Dezinformimin dhe Antikorrupsionin

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi jep dritën jeshile/ Ngrihen Komisionet për Dezinformimin dhe
Kuvendi i Shqipërisë

Ka marrë dritën jeshile ngritja e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 7 kundër përbërjen e Komisionit për Antikorrupsionin dhe Komisionit për Dezinformimin. 

Ngritja e Komisionit për "Dezinformimin" u miratua me në seancën e 11 prillit, me 73 vota pro dhe vetëm 7 vota kundër, ndërsa “Antikorrupsioni” në seancën e një jave më parë, 30 maj vetëm me 74 votat e socialistëve, pasi demokratët e bojkotuan duke u larguar më herët nga senac plenare dhe vetëm 6 që ishin në sallë, votuan kundër.

Me propozim të socialistëve, "Dezinformimi" do të drejtohet nga deputeti Erjon Braçe, sekretare Etilda Gjonaj ndërsa anëtarë të tjerë janë propozuar deputetët Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake. Nga Demokraci dhe Integrim do jetë Melisa Doda dhe Fatmir Mediu nga Alenca për Ndryshim.

Ajo që shihet në projekt-vendim është se nuk ka emra të anëtarëve të PD, të cilët janë shprehur kundër Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit dhe se do e bojkotojnë. Si anëtarë zëvendësues nga radhët e PS janë propozuar Bardhyl Kollçaku dhe Alban Xhelili.

Kuvendi jep dritën jeshile/ Ngrihen Komisionet për Dezinformimin dhe
Projekt-vendimi i PS për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin

Ngritja e këtij komisioni u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ka në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Ndërsa Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Anti-korrupsionin do të ketë si kryetar deputetin e PS-së, Fatmir Xhafaj, ndërsa anëtarët si më poshtë:  Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi, Toni Gogu.

Ndërsa nga radhët e PD anëtarët janë: Jorida Tabaku, Dhurata Tyli, Sorina Kote, Flutura Açka dhe një anëtar i 5-të që nuk është vendosur emri. Milva Ekonomi dhe Erion Braçe do jenë anëtare zëvendësues nga PS ndërsa të PD nuk dihen.

Kuvendi jep dritën jeshile/ Ngrihen Komisionet për Dezinformimin dhe
Projekt-vendimi i PS për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion
Kuvendi jep dritën jeshile/ Ngrihen Komisionet për Dezinformimin dhe
Projekt-vendimi i PS për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese