Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kushtetuesja rrëzon Sali Berishën, partnerja e Alibeaj do të gjykojë kërkesën e liderit të PD

Shkruar nga Newsbomb
Kushtetuesja rrëzon Sali Berishën, partnerja e Alibeaj do të
Ilustrim: Marsida Xhaferllari - Berisha dhe Alibeaj

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përjashtim nga çështja e tij të gjyqtares Marsida Xhaferllari. Sipas liderit demokrat, Xhaferllari nuk duhet të jetë pjesë e çështjes sepse është partnerja e Enkelejd Alibeaj, kundërshtar i tij politik.

Mirëpo, pavarësisht pretendimeve, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës depozituar në këtë institucion përmes avokatëve mbrojtës.

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e liderit demokrat për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatave të Posaçme që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për dosjen e tjetërsimit të ish-Kompleksit Partizani.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Në dokumentin e dorëzua nga Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes ndaj tij, pasi është në konflikt interesi përderisa është partnere e Enkelejd Alibeaj.

Ish-kreu i komanduar i PD-së, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në Këshillin e Mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën, në kohën kur u kërkua nga Prokuroria e Posaçme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese