Hapësire reklamuese

Politikë

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës

Shkruar nga Newsbomb
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta
FotoMontazh/ Olta Xhaçka

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Kuvendit për ta dërguar në Komisionin e Venecias mandatin e ish- ministres Olta Xhaçka.

Për arsyet e rrëzimit të kësaj kërkese, pritet që të deklarohet përpara mediave mesditën e sotme, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, raporton Euronews.

Kujtojmë se të hënën e 8 korrikut, Kuvendi i’u drejtua me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkontë rihapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me mandatin e Xhaçkës, me qëllim kërkimin e një opinioni këshillimor, nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit.

Ndihma u kërkua me argumentin se juristët në Shqipëri po përballen me pasiguri juridike në lidhje me këtë rast.

Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias”,- thuhet në kërkesën e Kuvendit drejtuar Kushtetueses.

Shqyrtimi gjyqësor për mandatin e Olta Xhaçkës është mbyllur më 25 qershor dhe deputetja ka fituar çështjen në Kushtetuese, ku opozita pretendoi se Xhaçka shkeli Kushtetutën kur ishte ministre dhe qeveria e saj i dha bashkëshortit biznesmen, Artan Gaçi, statusin e investitorit strategjik për një resort në Himarë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese