Hapësire reklamuese

Politikë

Kush po e kryeson garën? Voto tani kandidatin e preferuar në Newsbomb.al! (SQARIMI PËR 3 FAZAT E VOTIMEVE)

Shkruar nga Newsbomb
Kush po e kryeson garën? Voto tani kandidatin e preferuar në
Sali Berisha dhe Edi Rama

E teksa ky vit elektoral po zhvillohet me intensitet të lartë, po me të njëjtin ritëm nisi edhe sondazhi në Newsbomb.al për kandidatin e preferuar të dy forcave kryesore politike në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Newsbomb.al ka ftuar qytetarët nga çdo cep i Shqipërisë dhe jashtë kufijve të shprehin votën e tyre digjitale për të zgjedhur kandidatin e preferuar nga lista e hapur. Ky proces ka ngjallur interes të madh, duke sjellë një numër të lartë votash dhe, siç ndodh shpesh në raste të tilla, edhe pikëpyetje mbi transparencën e votimit.

Për këtë arsye, ekipi i IT-së pranë Newsbomb.al ka siguruar që çdo përdorues të mund të votojë vetëm një herë, duke garantuar një proces të drejtë dhe të besueshëm.

Duke qenë se fushata elektorale ende nuk ka nisur zyrtarisht, kemi vendosur që sondazhi të zhvillohet në tre faza të ndryshme, në përputhje me dinamikën politike.

-              Sondazhi i parë, i cili është aktualisht aktiv, do të përfundojë më 22 mars në orën 23:00.

-              Faza e dytë do të nisë më 5 prill, në të njëjtën ditë me çeljen e fushatës elektorale, dhe do të zgjasë deri më 20 prill.

-              Sondazhi i fundit do të mbahet pak ditë para zgjedhjeve, nga data 5 maj deri më 10 maj, një ditë përpara ditës së votimit, duke respektuar edhe 24-orëshin e heshtjes zgjedhore.

Prandaj, nëse nuk keni votuar ende, tani është momenti! Sondazhi aktual është i hapur deri më 22 mars. Newsbomb.al do të vijojë t’iu informojë mbi ecurinë e sondazhit dhe rezultatet e tij, duke sjellë një pasqyrë sa më të qartë të preferencave të votuesve në këtë proces elektoral.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese