Hapësire reklamuese

Politikë

Kush është Elidjana Çelaj, pasuese e Ceno Klosit në krye të Tatimeve

Shkruar nga Newsbomb
Kush është Elidjana Çelaj, pasuese e Ceno Klosit në krye
Elidjana Çelaj

Elidjana Çelaj është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, pas dorëheqjes së ish drejtorit të përgjithshëm Ceno Klosi.

Çelaj më herët ka mbajtur pozicionin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe zv/Drejtoreshë e Postës Shqiptare.

Tanimë, Çelajn e pret një tjetër pozicion, tepër sfidues dhe impenjues. Ajo do të qëndojë në këtë detyrë përkohësisht, deri në plotësimit të vakancës.

“Bazuar në pikën 2 të nenit 104, nenet 118 dhe 119, të ligjit nr. 8417/1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, germën “d”, të nenit 28, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, neneve 12, pika 2, 14, pika 4, si dhe 18,pika 3, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, nenit 43, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, si dhe për shkak të vakancës së krijuar të pozicionit të punës të drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve,

URDHËROJ: 1. Ngarkimin e përkohshëm nëpërmjet zëvendësimit, të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, znj. Elidjana Çelaj në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve, me qëllim garantimin e funksionimit të veprimtarisë së përditshme administrative, deri në momentin e plotësimit të vakancës për këtë pozicion pune apo në një urdhër të dytë.

2. Çdo akt që bie në kundërshtim me këtë urdhër, shfuqizohet. 3. Ky urdhër nuk shoqërohet me efekte financiare. 4. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet znj. Elidjana Çelaj dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. 5. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletore zyrtare”, thuhet në urdhrin e ministrit Mete.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese