Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kush e solli George Soros në Shqipëri? Publikohet DOKUMENTI

Shkruar nga Newsbomb
Kush e solli George Soros në Shqipëri? Publikohet DOKUMENTI
George Soros

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka publikuar këtë të enjte një dokument i cili daton që në janar të 1992.

Ky dokument i postuar nga Murrizi në llogarinë e tij në “Facebook”,  mban datën 10 janar 1992 dhe përcakton mënyrës se si Fondacioni Soros do të niste aktivitetin e tij në Shqipëri.

“Këshilli i Ministrave vendosi: për veprimtarinë e fondacionit Soros me emërtimin ‘Shoqata e fondeve të hapura për Shqipërinë”, brenda datës 25 janar 1992, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të sigurojë zyrë, kurse Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare një apartament banimi, i cili të jepet me qira për një vit dhe të paguhet me lekë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kurse zyra të jepet në përdorim pa qira nga kjo ministri”, thuhet në vendimin e firmosur kryeministri i qeverisë teknike të asaj kohe, Vilson Ahmeti.

Kush e solli George Soros në Shqipëri? Publikohet DOKUMENTI
Dokumenti i publikuar nga Myslim Murrizi

George Soros është një filantrop i cili prej vitesh tanimë ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në SHBA dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karrierën e tij rreth kësaj ideje.

Ai, në fund të viteve 80, çeli zyra të fondacionit të tij në disa vende të Europës lindor, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri. Debati mbi aktivitetin e miliarderit dhe rolin e tij në mbështetje të shoqërisë civile ka qenë prej kohësh temë e debateve publike në vendin tonë. Ai në Amerikë njihet si “armiku” i presidentit Donald Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese