Hapësire reklamuese

Politikë

“Kush do të flasë për Veliajn, të lërë mandatin”, deputeti socialist Etjen Xhafaj flet pas kritikave të Ramës: Nuk kisha për qëllim të sulmoja SPAK…

Shkruar nga Newsbomb
“Kush do të flasë për Veliajn, të lërë
Etjen Xhafaj, Edi Rama

Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ka folur ditën e sotme mbi kritikat që kryetari i partisë, njëkohësisht dhe kryeministri Edi Rama, mbi komentet që deputeti ka bërë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.

Kryeministri Rama nëpërmjet një mesazhi në WhatsApp drejtuar Grupit Parlamentar, shkruan se kushdo që do të komentojë këtë ngjarje duhet të dorëzojë mandatin.

Deputeti Etjen Xhafaj sqaron për News24 se reagimi i tij nuk kishte qenë në asnjë moment sulm kundër SPAK apo reformës në drejtësi. Gjithashtu ai u shpreh se Partia Socialiste ka për qëllim të garantojë një proces të paanshëm dhe të drejtë për këdo, si dhe kjo forcë politike do të jetë gjithmonë mbështetëse e reformës në drejtësi.

Etjen Xhafaj: Në çdo moment kritika të bën në një farë mënyrë që të rikthehesh dhe të reflektosh mbi atë që kë thënë. E mirëkuptova patjetër, sepse ka disa momente që mund të interpretohen ndryshe tek ajo intervistë, si një sulm ndaj SPAK, që nuk ka qenë në asnjë moment.

Fokusi i punë që bëj është të krahasoj standardin e BE ku kam bërë studimet e mia dhe me këto këtu në Shqipëri. Në asnjë moment nuk ka qenë synim për të protestuar ndaj SPAK. Ajo dhe prokurorët bëjnë punën tyre, kanë qasjen e tyre në zbatimin e ligjit, kanë struktura dhe hallka të tjera të sistemit gjyqësor.

Kryeministri është shprehur me idenë e formës që ka marrë kjo gjë, ku fokusi ynë duhet të ishte tek një proces që të jetë i paanshëm dhe të vendos një standard të barabartë për të gjithë. Si kjo çështje ka sigurisht edhe të tjera, të cilat si unë apo dhe të tjerë, mendoj se duhen shqyrtuar në këtë rast.

Megjithatë, kjo nuk do me thënë që ne kemi sulmuar, kritikuar apo vënë në dyshim reformën në drejtësi. PS mbetet e përkushtuar tërësisht ndaj reformës në drejtësi, ndaj punës së SPAK, GJKKO bëjnë, sepse janë për një hap drejt BE.

A ju kushtoj ajo që thatë për Veliajn dhe SPAK largimin nga lista e mbyllur? A kishte këtë kosto?

Etjen Xhafaj: Jo, në asnjë moment! Kishte qenë shumë i qartë kryeministri dhe ne takimin e Grupit Parlamentar dy ditë para intervistës sime dhe një komunikim më parë. Nuk mendoj se më ka kushtuar, e prisja. Gara në listë të hapur nuk më tremb.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese