
Në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores është diskutuar këtë të premte propozimi i deputetit demokrat, Gazment Bardhi lidhur me ndryshimin e rregullores që deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet famëkeqe “Sky Ecc” dhe “Encro Chat”.
Kjo mbledhje u zhvillua dhe me debate të forta mes Bardhit dhe socialistit Bledi Çuçi. Gjatë fjalës së tij kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike tha se deputetët duhet të bëjnë transparencë dhe këtë ta fillojnë nga vetja.
“Është detyrimi jonë ti bëjmë qytetarëve transparencë, Është turp ti kërkosh policit me pagë 600 mijë lekë, që është roje që deklaro nëse përdor Sky ECC ndërkohë që ata ia kërkojnë kanë përdorur Sky ECC. E ne këtu themi ka implikime ligjore, transparenca. Asnjë implikim ligjor, veç vullnetit për t’ia fshehur publikut se kush është ajo pakicë që ka përdorur këtë aplikacion për të komunikuar me krimin e organizuar”, tha demokrati.
Ndërkohë, nga ana tjetër Çuçi u shpreh se propozimi i kolegut demokrat ka mangësi ligjore. Duke kërkuar mos bëhet retorike për interesa politike, socialisti propozoi ngritjen e një grupi pune më qëllim që kjo çështje të adresohet ligjërisht.
“Unë them për këtë çështje ta shtyjmë, nëse nuk ka besim te filtri profesional i Kuvendit mund të ngremë një grup nga këshilli i rregullores dhe të shohim si mund ta adresojmë këtë çështje ligjërisht”, tha socialisti.
Ndërkohë në një replikë me Bardhin, Çuçi tha: Se kush bashkëpunon me krimin e di mirë ti. Mos e kalo këtë çështje në një diskutim personal, ta kalojmë sic e kemi nisur nëse duhet ta miratojmë sot apo jo.
Pjesë nga debati mes dy deputetëve:
Bardhi: Absolutisht çdo deputet në momentin që vjen një propozim sipas rregullores, propozimi jonë ka ardhur që në 11 nëntor 2024, ka të drejtë të bëjë propozime alternative, rregullime e me radhë. Kolgu Çuci dhe kolegë të tjetër që ka pikëpyetja ka qenë i lutur që të sillte amendamente, të bënte rregullime. Ndryshe nga qëndrim i tyre që ne nuk shqyrtojmë propozimet e opozitës, unë jam i gatshëm të shqyrtoj çdo propozim që do vinte nga deputetët e mazhorancës.
Deputetët i urdhëron, listën dhe renditjen krimi i organizuar cënohet integriteti i Kuvendit të Shqipërisë në tërësi. Ne e kemi për detyrë që të gjithë këtë njollë ta pastrojmë të gjithë bashkë. E dyta, dhe që ka më shumë rëndësi e përsërit ne nuk mund ti vendosim, unë mendoj që është e ndershme dhe logjike që ne gjërat ti nisëm nga vetja. Cilido funksionari publik i kërkojmë një nivel, të deklarojë që e kalon tekstin e integritetit dhe etikës duhet ta nisim nga vetja duke dhënë shembullin tonë.
Çuçi: Mënyra si e keni shkruar këtu nuk qëndron nga pikpamja ligjore. Kushtetuesja e ka thënë qartë që çdo referim dhe prekje e kodit plenar duhet miratuar me 3/5 pjesë përbërëse e korpusit ligjor penal. Ju jeni dhe jurist, nëse mohoni këtë, mohoni deh shkollën që keni bërë. Nëse mohon që ndryshimi bëhet me 3/5 grise diplomën dhe hidhe. Deklarimi i të dhënave të rrem përbën vepër penale. Vazhdo se ti je mësuar që një gjë deklaron sot e mohon nesër. Ti nuk duhet tëi she këtu duhet të kishe dhënë dorëheqjen nëse Berisha do të ishte bërë kryetar. Tani, e dyta ky është një nen që i referohet integritetit të deputetit.
Bardhi: Ç’punë ke ti çfarë kam thënë unë për Sali Berishën?
Çuçi: Dhe çështjet që lidhen me integritetin e deputetit adresohen te ligji për integritetin e funksionarit. Është një ligj që miratohet me 3/5. Nuk është çështje rregullore. Të merremi dhe të shohim si mund ta adresojmë këtë gjë më qartë. Nuk duhet të bëjmë një ndryshim i cili cënohet shumë kollaj nesër në Kushtetuese. I themi dhe njëherë publikut që ne këtu bëjmë populizëm dhe retorike politike në kuadër të axhendës dhe nuk bëjmë gjë me taban. Kjo më shqetëson mua. Mund të dalë nesër një aplikacion tjetër, do mblidhemi prap e deklarojeni e njëherë. Unë them për këtë çështje ta shtyjmë, nëse nuk ka besim te filtri profesional i Kuvendit mund të ngremë një grup nga këshilli i rregullores dhe të shohim si mund ta adresojmë këtë çështje ligjërisht. Nëse duam të bëjmë prap lojën e radhës unë nuk jam dakord ta bëjmë. Nëse duam të bëjmë diçka tamam, atëhere hajde të ulemi deh ta bëjmë ashtu si duhet ta bëjmë.