Hapësire reklamuese

Politikë

“Kur ishe mbi kalë shpëtove nga hetimi dhe gjykimi”, Spiropali përplaset me Bashën në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
“Kur ishe mbi kalë shpëtove nga hetimi dhe gjykimi”,
Elisa Spiropali - Lulzim Basha

Një debat ka pasur mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe ministres Elisa Spiropali në lidhje me propozimin e PS pë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm.

Basha u shpreh se nuk mund të votojnë për komisionin e propozuar nga PS, ndërkohë që amendamentet e depozituara nga PD janë refuzuar për t’u diskutuar në Kuvend.

Spiropali më ironi i është drejtuar Bashës duke thënë: “Ju thoni vetting politikanësh por keni dëshmuar kur ishit mbi kalë, keni shpëtuar me procedurë nga hetimi dhe gjykimi”.

Pjesë nga debati:

Lulzim Basha: Krijohet aty kur do të varrosësh një ide të mirë, apo kur do mos të bësh asgjë. Prej më shumë se një muaji janë depozituar amendamnetet e PD për të ndihmuar SPAK financiarisht, pse refuzoni ta sillni për diskutim. Çfarë iu shtyn të mbani për më shumë se 6 muaj e gjysmë larg transparencës. Pse bëni sikur se shihni propozimin tonë, ligjin për vettingun e politikanëve. Korrupsioni më i madh në Shqipëri është korrupsioni zgjedhor. 

Elisa Spiropali: Parafolësi përmendni këtu komisioni që do votojmë sot, që ne kërkojmë dhe do ta bëjmë një komision jo vetëm me analiza politike, por do prodhojë një plan kombëtar dhe për mirë qeverisje dhe sundimin e ligjit. Keni paqartësi historike dhe kronike zoti Basha sepse nuk ju përputhje ajo që thoni dhe bëni. Ju thoni me fjalë se mbështesni reformën në drejtësi, dhe kur ishit në krye të asaj partisë braktisët zgjedhjet dhe kuvendin për të mos votuar ligjet e reformës. Ju thoni vetting politikanësh por keni dëshmuar kur ishit mbi kalë, keni shpëtuar me procedurë nga hetimi dhe gjykimi. Së fundmi vettingu në politik po bëhet nga SPAK. SPAK heton politikanët, e kemi lënë të lirë dhe i kemi çliruar duart. Për të hequr dhe imunitetet kur duhet. Siç po ndodh sot dhe atëherë kur ishit pak më i ri.

Lulzim Basha: Të doli për zot Elisa kur tha s’duam t’i fusim në rend dite amendamentet e PD. Për këtë është njësoj si shefi i saj të shpikë histori dhe të shkojë te pellazgët e ilirët për të na treguar se ata e kanë fajin për korrupsionin. SPAK ekziston për shkak të korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij. Përsëris thirrjen edhe njëherë, sepse s’doni të merrni sipër votën kundër vettingut të politikanëve, kundër amendamenteve për SPAK. Ne duam një komitet koti që mos ti kthejmë përgjigje shqiptarëve se përse s’duam të votojmë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK dhe vettingun e politikanëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese