Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kullat në Tiranë, Rama e zbulon për Rai3: Ky është vetëm fillimi, në 5 vitet e ardhshme do të kemi shumë më tepër

Shkruar nga Newsbomb
Kullat në Tiranë, Rama e zbulon për Rai3: Ky është
Gazetari italian dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë ekskluzive për median italiane “Rai 3”, ku dhe është ndalur në një sërë temash, duke filluar nga kampi i refugjatëve në Gjadër e Shëngjin, te akuzat e opozitës për vëllain e tij, Olsi Ramën, për Francesco Becchettin, gjithashtu edhe për atë çfarë tha ish-numri dy i qeverisë së tij, Arben Ahmetaj se “Rama ka takuar kriminelë në zyrën e tij”.

Gjithashtu, gjatë kësaj interviste Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit italian për origjinën e parave me të cilat janë ndërtuar kullat në Tiranë. Ai tha se ky është vetëm fillomi, duke treguar se janë angazhuar arkitektët me të mirë në botë që po angazhohen me Shqipërinë.

“Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas pesë vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri”, ka thënë Rama.

Pjesë nga intervista:

Rai3: Duke folur për fakte, Tirana është transformuar qëkur ju ishit kryetar bashkie e në vijimësi. Janë ndërtuar kulla shumë të larta fantastike. Si janë financuar këto kulla? Vitin e kaluar, në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, por, pak a shumë, vetëm 800 milionë vinin nga bankat. Nga vijnë paratë me të cilat…

KM: Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas pesë vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do të jenë edhe qendrat dhe, vetëm vitin e kaluar, në Lezhë, iu shitën 500 pasuri të paluajtshme shtetasve të Bashkimit Europian, polakë, spanjollë, çekë, holandezë.

Rai3: Po, në Tiranë, 20 për qind e apartamenteve janë bosh.

KM: Kush e thotë? Jo, nuk është e vërtetë.

Rai3: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike.

KM: Jo. Po ju them diçka

Rai3: Është nga operatori juaj elektrik.

KM: Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër.

Rai3: Janë të dhëna objektive,

KM: Atëherë, e para, ne kemi dalë nga lista gri e Moneyval-it, pikërisht sepse kemi një regjim shumë të fortë kundër pastrimit të parave nga ky këndvështrim. E dyta, shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më shqiptarët që pastronin shtëpitë ose vilnin frutat e që mund t’i trajtonin si skllevër. Janë persona që sot i paguajnë buxhetit italian vlera mjaft të konsiderueshme. Janë thuajse 40 mijë biznese të krijuara nga shqiptarët. Dhe ne shqiptarët jemi si ju, italianët. Ju jeni shqiptarë të veshur me Versace dhe pikë! Lërini Rafaelon, Leonardon e të tjerët se nuk keni pikë lidhje me ta, për ta thëne deri në fund siç është, edhe pse keni mendimtarë të mëdhenj, intelektualë të mëdhenj.

Rai3: Megjithatë, këtu thërrisni arkitektët italianë për të ndërtuar, si Boeri.

KM: Janë fantastikë, por po flas nga këndvështrimi. Po nëse mendon për krenaritë e italianëve, mendon që Rafaelo ishte korsikan, megjithatë e lëmë. Atëherë, po ju thoja që, njësoj si ju, edhe ne jemi të lidhur me tokën, jemi të lidhur me rrënjët dhe shqiptarët që janë jashtë investojnë për të blerë banesa e kështu me radhë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese