Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up para se të nisë me dëshmitë e përfaqësuesve të KLSH, ka nisur me debate të forta nga kryetarja e Komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetari Plarent Ndreca.
Debati ka nisur pasi demokratët pretendojnë se prezenca e Milva Ekonomi anëtare e komisionit, është në konflikt interesi pasi ka qenë drejtuesese e Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kontrollit shëndetësor dhe se është audituar nga KLSH.
Pjesë nga debati:
Ekonomi: Unë nuk kam firmosur kontrata, nuk është e njëjta gjë nuk kam qenë në procesin e zgjedhjes
Vokshi: S’ ka lidhje kjo, keni qenë drejtuese
Vokshi-Ndrecës: E para mos ma ngri zërin se zonja Milva mbrohet vetë, jemi këtu për të hetuar, mos ndërhy, kur flas unë mos fol, unë dua të kuptoj se kush janë. Kujt i bërtisni juve, ngadalë uleni zërin, s’na bërtisni dot këtu, me etikë zoti Koçi, s’i drejtohesh dot kryetares kështu.
Koçi: Ça është kjo kështu.,
Vokshi: Mos bërtisni, flisni me edukatë se ndryshe ju nxjerr, mos guxo të ma ngrini zërin.
Vokshi: Është çështje morale zonja Ekonomi, ajo ka dhënë urdhra ka vënë firmën për njërën nga koncesionet.
Ndreca: Po ju bëj juve thirrje të ruani qetësinë, nuk na tregon ti dot guximin, ngritja e zërit është për shkak të uzurpimit, fakti që ke një mikrofon dhe një buton që i ndalon fjalën të tjerëve s’ta jep të drejtën të flasësh gjysmë ore. Kë gjysmë ore që merresh me njërin prej anëtarëve. Nuk të marr leje se ku futem unë, prandaj i kemi ligjet për të ndarë se çfarë është e drejtë. S’ka asnjë deklaratë të dorëzuar në sekretari.
Në këtë mbledhje sot do bëhet thirrja e dëshmitarëve, përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje” në seancë dëgjimore për të sqaruar rrethana të ndryshme, që lidhen me çështjen.
Ora 11.00 – Bexhet Zeqiri
Ora 12.00 – Brunilda Zenelaj
Ora 13.00 – Eduard Stafasani
Ora 14.00 – Melina Kabo
Ora 15.00 – Semiram Jakupi
Ora 16.00 Nisma “Thurje”
Endrit Shabani, Panajot Soko, Artan Koni