Politikani i djathtë Myslim Murrizi është shprehur mbrëmjen e sotme se një prokuror i SPAK është kërcënuar nga njerëz të qeverisë që të bënte kujdes me të, me pretendimin se kishte "1 milion miq", kurse ai nuk kishte asnjë.
I ftuar në Syri Tv, ai ka thënë se bëhen fjalë për një zyrtar të lartë të shtetit i cili është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, por nuk tregoi emra.
"Një nga këta jo bota e krimit por krimbat e pushtetit, i thotë një prokurori kujdes me mua se unë kam 1 milion miq, ti s’ke asnjë mik. Një nga këta krimbat që është nën hetim tani afër, i thotë një prokurori që ka menduar se e ka pasur si ogiç të vetin një nga këta të SPAK, kujdes i thotë se unë kam 1 milion miq.
Këta janë shejtanë, këta i quajnë militantët dhe patronazhistët e partisë sikur i kanë dhe miq personal. Zyrtar jo i vogël. I ka çuar mesazh një prokurori të SPAK, kujdes se unë kam 1 milion miq ti nuk ke asnjë", u shpreh politikani Myslim Murrizi.