Hapësire reklamuese

Politikë

Kthyen shtëpinë në "fermë" kanabisi, arrestohet i riu në Tiranë, një person shpallet në kërkim

Shkruar nga Newsbomb

 

Kthyen shtëpinë në "fermë" kanabisi, arrestohet i
Foto ilustruese

Një banesë e përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit është zbuluar nga forcat policore në qytetin e Tiranës, ku janë sekuestruar 5 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 peshore elektronike.

 Nga operacioni policor i koduar "Collaboration 1", arrestohet një 23-vjeçar, ndërsa një person është shpallur në kërkim, te cilët ishin bashkëpunëtor për përgatitjen dhe shitjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike. Gjithashtu në pranga është vënë dhe një shtetas turk, 23-vjeçar, teksa i është gjetur një sasi kanabisi që dyshohet se ia ka blerë të riut.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 1”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta bashkëpunonin për sigurimin e lëndës narkotike, ndarjen e saj në doza dhe shitjen e tyre në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga shtetasi Xh. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 2 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. S., 24 vjeç, banues në Turqi, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë 23-vjeçarit.

Për veprime të mëtejshme materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese