Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kthehem për dy ditë”, Sali Berisha nxjerr bllof Erion Veliajn, i nxjerr BILETËN e fluturimit kryebashkiakut (KUR VJEN NË TIRANË)

Shkruar nga Newsbomb
“Kthehem për dy ditë”, Sali Berisha nxjerr bllof Erion
Sali Berisha dhe Erion Veliaj ne avion

Një udhëtim i kryebashkiakut Erion Veliaj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dy ditë më parë solli dhe një deklaratë të fortë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se i pari i Tiranës po tenton që të arratiset pasi SPAK është duke e hetuar për 4 vepra penale.

Pas kësaj deklarate të ish-kryeministrit një reagim “flakë për flakë” erdhi nga kryebashkiaku i Tiranës i cili pa lënë anash ofendimet ndaj liderit të Partisë Demokratike bëri me dije se ka udhëtuar drejt SHBA-së për arsye pune dhe se do të qëndrojë vetëm dy ditë.

“Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale”, shkruante Veliaj ndër të tjera.

“Kthehem për dy ditë”, Sali Berisha nxjerr bllof Erion
Postimi i Erion Veliajt

Por, sërish kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dalë “bllof”! Ka qenë vetë Berisha i cili këtë të hënë ka publikuar biletën e avionit të Veliajt ku shihet qartë që kthimi i kryebashkiakut nga Washingtoni në Tiranë do të bëhet në datën 17 janar 2025 dhe jo pas dy ditësh ashtu si dhe pretendoi ai më herët.

“Kthehem për dy ditë”, Sali Berisha nxjerr bllof Erion
Bileta e kryebashkiakut Erion Veliaj

Përpos biletës së avionit, ish-kryeministri thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë seancës prej pesë orësh në SPAK ka hedhur poshtë deklaratat e bëra më herët nga vetë ai muaj më parë, kur u paraqit për herë të parë pranë Prokurorisë së Posaçme.

Ndër të tjera, Berisha thotë se kryebashkiaku i Tiranës po përpiqet që të marrë statusin e azilantit politik duke iu thënë ndërkombëtarëve se po persekutohet nga Sali Berisha.

“Ligësia e tij ekstreme është se ai po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik”, thekson Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berisha:

Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.

Prokuroria në mënyrë bizare, deklaron se i kemi të vërtetuara, unë e di që kanë të vërtetuara, se kanë dokumentet dhe llogaritë bankare të fshehta të tij, i kanë pasuritë, i kanë mashtrimet, se ai thotë më tradhtuan, keni bërë deklarata nën presion, aludon për vjehrrën, Velicën, nuk e di për kë aludon, e vërteta është se në seancën 5-orëshe në prokurori ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh.

Dhe tani kërkon të fajësojë Velicën dhe vjehrrën, ky i ka bërë vetë, sepse del që kanë renditur aty, thuhet se kanë renditur të paktën minimumi 60 mashtrime, duke krahasuar dëshminë e parë me dëshminë e dytë të tij. Mohimet e dëshmisë së parë dhe faktimet e dëshmisë së dytë.

Pastaj thotë ma bënë me hile, më thanë je person për dijeni dhe nuk më thanë se je person në hetim. Ku ka hile kur shkon e mashtron aty, thua nuk kam llogari bankare, nuk kam këtë, nuk kam atë, çfarë hile ka aty.

Ligësia e tij ekstreme është se ai po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik.

E ka kërkuar apo nuk e ka kërkuar, këtë nuk mund ta them, biletën ja ku e keni.

Në deklaratë tha se do kthehet sot, për dy ditë. Si do shkonte për uikend ai? A ka marrë ai kontakte me vendet e Amerikës Latine apo vendet nordike, ato nuk i di se nuk merrem me gjërat që qarkullojnë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese