
Elisa Spiropali-Stephanie Urchick
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Presidenten e Rotary International, znj. Stephanie Urchick.
Spiropali vlerësoi veprimtarinë e organizatës në Shqipëri, ndihmën për komunitetet lokale dhe njerëzit në nevojë, mbështetjet për shërbimet shëndetësore dhe shërbime jetike bazë, ofrimin e bursave të studimit për nxënësit dhe studentët dhe shprehu gadishmërinë e Kuvendit për të mbështetur veprimtarinë e Rotary në Shqipëri, me moton të bashkojmë njerëzit, nëpërmjet rrjeteve mbështetese.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll