Hapësire reklamuese

Politikë

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës me “grusht të hekurt”, shkarkon Sara Goxhajn dhe sekretarin e përgjithshëm të Veliajt (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës me “grusht
Anuela Ristani

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka firmosur ditën e sotme dy shkarkime nga detyra.

Anuela Ristani ka vendosur të largojë nga Bashkia e Tiranës nënkryetaren Sara Goxhajn si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushin.

Jonida Halili ka marrë postin e Dokushit duke u emëruar kështu Sekretare e Përgjithshme e Bashkisë së Tiranës, ndërsa më parë ka mbajtur postin e nënkryetares.

Sara Goxhaj u emërua ditën e djeshme me firmë të kryebashkiakut Veliaj si kryetarja e e re e deleguar e bashkisë, duke zënë vendin e Ristanit, vendim që u zhvlerësua menjëherë duke ia lënë në duar kompetencat Anuela Ristanit.

Ndërkohë nga krahu tjetër, Alban Dokushi njihet ndryshe si “krahu i djathtë” i Veliajt, ndërsa ditën e djeshme iu ndalua rreptësisht hyrja në ambientet e insitucionit së bashku me Goxhajn.

Ditën e djeshme në media u aludua për një “luftë të hapur” mes Veliajt dhe Ramës, teksa thuhej se nënshkrimi për vendosjen e Sara Goxhajt në krye të Tiranës u zhbë menjëherë me urdhër të kryeministrit.

Ditën e fundit kanë sjellë një “furtunë” në bashki, ndërsa Veliaj reagoi nga qelia me qëllim për të shuar të gjitha dyshimet se mes tij dhe Ramës ishte ndezuar një betejë e re politike duke shkruar se e gjitha ishte një keqkuptim.

Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur 'punon' pa informacionin e mjaftueshëm”, shkruan Veliaj.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës me “grushtKryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës me “grusht

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese