Hapësire reklamuese

Politikë

Kryetari i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Kryetari i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Kreu i PD Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është paraqitur në SPAK, për zbatimin e masës ’’detyrim paraqitje’’, ku jashtë institucionit është pritur sërish nga mbështetësit e tij.

Ndërsa, Gjykata e ka urdhëruar Berishën të paraqitet përpara oficeres së policisë gjyqësore, Adelajda Metaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”.

Kujtojmë se, Berisha është liruar në datën 27 nëntor 2024 nga masa e "arrestit në shtëpi" me vendim të shkallës së parë, por kjo vendimmarrje u rrëzua më pasnga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi.

Ky i fundit e rrëzoi kërkesën e Berishës për heqjen e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “arresti në shtëpi” dhe e zëvendësoi me masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese