Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur sot në selinë e PD-së për të diskutuar organizimin e protestës së 29 tetorit.
Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë me dije se ky takim ka si fokus përgatitjet për këtë protestë të rëndësishme e cila pritet të jetë aq e madhe sa ajo e 7 tetorit.
Kryetarët e degëve do diskutojnë strategjitë e nevojshme për mobilizimin e mbështetësve dhe rritjen e pjesëmarrjes në këtë protestë.
Kjo protestë vjen pas asaj të 7 tetorit e cila ishte e dhunshme si dhe protesta e deputetëve të opozitës në Strasburg.
Sondazh
Poll