Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryesia e PD merr vendimin e fortë: Të martën paralizohen rrugët e Shqipërisë, demokratët në mosbindje civile

Shkruar nga Newsbomb
Kryesia e PD merr vendimin e fortë: Të martën paralizohen
Protesta e opozitës/ 7 tetor 2024

Partia Demokartike ka dalë me njoftim zyrtar pas mbledhjes së kryetarëve të degëve në selinë blu mbi protestën kombëtare të thirrur më 29 tetor.

PD me drejtues politike Flamur Nokën kanë vendosur se ditën e martë më 29 tetor, nga ora 17:00 opozita do shtrijë mosbindjen civile në akset kryesore të Shqipërisë dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si jemi mësuar shpesh të organizohen protestat dhe marshimet nga opozita.

Nga Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja” do bllokohet nga protestuesit e opozitës si dhe rrethrrotullimi Milot, rrethrrotullimi Shkozet, rrethrrotullimi Bradashesh, rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe rrethrrotullimi Levan.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në mbledhjen e thirrur sot në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka me drejtues Politik dhe kryetarë të degëve të vendit u vendos si më poshtë vijon. 

Ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë.

• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese