Hapësire reklamuese


Politikë

Kryeministri Rama nga Lezha: Unë pa gruan time jam si ndërtim pa leje!

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama nga Lezha: Unë pa gruan time jam si ndërtim pa leje!
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja, Linda Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e djeshme zhvilloi takime në Lezhë, në vazhdim të fushatës elektorale.  

Në fjalën e tij, Rama nuk ka ndalur batutat me gratë që ishin prezente, si dhe ka sqaruar deklaratën e mëhershme kur tha se gjysma e burrave janë çyrykë.

“Janë mërzit si u thotë Rama gjysmat e burrave janë çyrykë, mbase janë më shumë, por unë them gjysmat. Nëse s’do ishin çyrykë e di ku ishte Shqipëria sot? Se burrat e kanë pas në dorë për një kohë shumë të gjatë.

Kryeministri Rama nga Lezha: Unë pa gruan time jam si ndërtim pa leje!
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja, Linda Rama

A është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë? Kush thotë se nuk është çyryk, duket të deklarojë se nuk është me kënetën, por me BE.

Nëse thotë që jam me kënetën e ka thënë me fjalët e veta që është çyryk. Tani do t’u vijë keq? Ç’a të them unë. Këta nuk e pranojnë humorin, janë një gjendje të të marrin me libër shpie, dhe u duket një gjë normale, po t’ua kthesh me të njëjtën mënyrë nuk është se u bën shumë përshtypje, por po të bësh humor me ta, çmenden. Kështu ua dhashë recetën sesi ta diagnostikoni nëse është çyryk apo jo.

Këta as nuk e pranojnë. Unë e pranoj, unë pa gruan time jam si ndërtim pa leje”, - tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese