Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri Rama "fluturon" sot drejt Romës për prezantimin e "Giro d'Italia"

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama "fluturon" sot drejt Romës për prezantimin
Kryeministri Edi Rama

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të udhëtojë këtë të hënë drejt Italisë, në Romë ku dhe do të marrë pjesë në prezantimin e “Giro d’Italia”.

Edi Rama do të marrë pjesë në prezantimin e garës së çiklizmit, ndërkohë deri më tani nuk dihet ende nëse do të ketë një takim me homologen e tij italiane, Giorgia Melonin apo jo.

Shqipëria do të jetë epiqendra e Europës për tre ditë pasi do të jetë pritësja e startit të Xhiros së Italisë. Siç dihet në vendin tonë do të mbahen tre etapat e para të këtij turi i cili do të nisë në datën 9 maj dhe do të përfundojë në 11 maj.

Itinerari, dita e parë: 

9 maj 2025 - gjatësia 164 kilometra

Nga Durrësi në Tiranë, kjo do jetë nisja e parë e garës së çiklizmit që do hapë 'Giro D'Italia' 2025. Nisja do jetë në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas Tiranë.

Itinerari, dita e dytë (Kronometër):

10 maj 2025 - gjatësia 13.7 kilometra

Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Kjo do jetë një garë e tipit fushor dhe qytetas, që do përshkojë gjithë Tiranën. Me nisje nga sheshi "Skënderbej", në 13.7 kilometrat e garës do përshkohen rrugët kryesore të qytetit dhe do ketë gara të kronometruara për shpejtësinë.

Itinerari, dita e tretë:

11 maj 2025 - gjatësia 160 kilometra

Nisja në Vlorë dhe fundi po në Vlorë

Itinerari i tretë do jetë më i rëndësishmi, për shkak të tipologjisë malore dhe supermalore të garës. Gjithçka në 11 maj 2025 nis nga Vlora dhe përshkon një pjesë të madhe të bregdetit të jugut. Vlorë - Peshkëpi - Qafa e Dushkut - Brataj - Qafa e Shkallës - Porto Palermo - Himarë - Qafa e Vishës - Iliaz - Qafa e Llogarasë - Orikum dhe fundi po në Vlorë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese