Hapësire reklamuese


Politikë

“Kryeministri i tha populli se kryeprokurorja është l*vire”, Rama: Më imagjinoni mua të vras njerëz? Më 21 janar muret e Kryeministrisë u bënë frëngji

Shkruar nga Newsbomb
“Kryeministri i tha populli se kryeprokurorja është
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka vijuar me rubrikën e tij “Sy m’sy”, ku dhe i është përgjigjur një për një të gjithë qytetarëve.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, kreu i qeverisë u ndal dhe te reforma në drejtësi, duke theksuar kështu për të disatën herë që ndëshkueshmërinë në vendin tonë e solli forca politike që ai drejton dhe jo Amerika apo Bashkimi Europian.

Ndër të tjera Rama tha se Altin Dumani, i cili tani mban postin e kreut të SPAK, ka qenë prej vitesh pjesë e sistemit të drejtësisë, mirëpo asokohe nuk e kishte “shpatën e drejtësisë” për të thirrur personat përgjegjës që vranë katër njerëz të pafajshëm më 21 Janar para ambienteve të Kryeministrisë.

Gjithashtu, kreu i Partisë Socialiste u ndal dhe te një deklaratë e bërë vite më parë nga kryeministri i asokohe, Sali Berisha i cili “shpërtheu” në ofendime ndaj Prokurores së Përgjithshme të kohës, Ina Ramës.

“Se nuk po shkoj më tutje se ke pasur ti këtu, president që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, kanë provokuar vrasjen e 4 mijë njerëzve duke nxitur popullin për të futur lekët në piramida, nuk po të çoj as kur vinin me armë edhe me ato murtajat para Kryeministrisë për të marrë pushtetin. Dhe asnjëherë nuk ke parë ama një prokuror që ti thërrasë këta, deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar ti? E ke dëgjuar para 10 vjetësh, apo para 20 vjetësh? E di ti që Dumani ka qenë prokuror në detyrë në ato vite që unë po flas. Po ti s’ia ke dëgjuar emrin. Prokuror i zoti, i përkushtuar i ndershëm, patjetër.

I vendosur. S’ka thirr ndonjëherë ndonjë që ti thotë hajde këtu si i vrave ti katër veta. Sepse nuk e kishte shpatën. Kë të thërriste. Madje shefja e madhe e Altin Dumanit ishte prokurore e përgjithshëm vetëm se çoi një copë letër për ca drejtues policie dhe i tha hajdeni t’ju pyes çfarë ndodhi, u gjend në pozitën që të shohë kryeministrin në TV duke i thënë popullit ajo është një lavire. Më përfytyron dot mua ti që të dal dhe të them kush vjen të protestojë këtu poshtë të them do ta vras dhe më përfytyron ta vras vërtet?”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit:

Ndërkohë që po të them që nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, në probleme me drejtësinë si erdhi jo ditë? E Solli Zoti këtë ditë vetë? Pa ndihmën tonë? E solli Amerika me aeroplan këtë ditë? Apo e solli BE me anije? Se BE dhe Amerika aty kanë qenë që në 91. Ti nuk ke parë kurrë një ministër apo kryetar bashkie, një individ të lidhur fort, apo dhe kriminela, që të jetën nën goditjen e shpatës së drejtësisë.

Ti ke parë gjëra krejt të kundërta me këtë. Ti ke parë qeveri kryeminsitra që vrasin njerëz. Këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë, poshtë dritareve të kësaj godine dhe këtu dritaret u bënë fërngji nga ku dalën pushkët e shtetit. Ti ke parë qeveri që hedhin ën erë zona të banuara dhe vrasin njerëz e shkatërrojnë prona. Jo në film, në realitet këtu në Tiranë. Dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

 Se nuk po shkoj më tutje se ke pasur ti këtu, president që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, kanë provokuar vrasjen e 4 mijë njerëzve duke nxitur popullin për të fusur lekët në piramida, nuk po të çoj as kur vinin me armë edhe me ato murtajat para Kryeministrisë për të marrë pushtetin. Dhe asnjëherë nuk ke parë ama një prokuror që ti thërrasë këta, deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar ti? E ke dëgjuar para 10 vjetësh, apo para 20 vjetësh? E di ti që Dumani ka qenë prokuror në detyrë në ato vite që unë po flas. Po ti s’ja ke dëgjuar emrin. Prokuror i zoti, i përkushtuar i ndershëm, patjetër. I vendosur.

S’ka thirr ndonjëherë ndonjë që ti thotë hajde këtu si i vrave ti katër veta. Sepse nuk e kishte shpatën. Kë të thërriste. Madje shefja e madhe e Altin Dumanit ishte prokurore e përgjithshëm vetëm se çoi një copë letër për ca drejtues policie dhe i tha hajdeni t’ju pyes çfarë ndodhi, u gjend në pozitën që të shohë kryeministrin në TV duke i thënë popullit ajo është një lavire.

 Më përfyturon dot mua ti që të dal dhe të them kush vjen të protestojë këtu poshtë të them do ta vras dhe më përfytyron ta vras vërtet? Të më çojë letra Dumanit për të thirrur për këtë punë dhe unë ti them popullit ti them që është një lavire? Në asnjë mënyrë, janë të paimagjinueshme. Ky që sheh këtu bashkë me atë partinë Socialiste që sipas teje nuk duhet me i fol e kanë sjellë ditën për shqiptarët që shqiptarët se kanë parë që nga 1912 sepse ne kemi dorëzuar te drejtësia shpatën e ndëshkimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese