Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryemadhi: Thyerja e marrëdhënieve politike me Metën s’ka qenë për mandatet, ky është vetëm justifikim

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi: Thyerja e marrëdhënieve politike me Metën s’ka
Monika Kryemadhi © Credits https://tvklan.al/

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ritheksuar se marrëdhënia e saj politike me Ilir Metën është thyer. Mirëpo, ndryshe nga kreu i PL-së, i cili tha se shkak është bërë djegia e mandateve në vitin 2019, Kryemadhi tha se është thjesht justifikim.

Teksa ka shprehur hapur hatër mbetjet e saj me kolegët e saj brenda Partisë së Lirisë, Kryemadhi tha se në krah të Metës janë pozicionuar persona të cilët njëjtë si dhe ajo vite më parë dogjën mandatet dhe kishin të njëjtat mendime dhe vendime si ajo.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi tha se në mbledhjen e Kryesisë së partisë nuk ka patur diskutime me tone të larta, por nga ana tjetër theksoi se ajo nuk është as personazh që të aprovojë çdo gjë që thotë kryetari. Sipas Kryemadhi, debati në Partinë e Lirisë, siç përmend Meta për “cimkaxinj”, ka nisur pas sulmit hakerues disa javë më parë të kompjuterave në selinë e partisë. 

“Marrëdhënia ime politike me Ilir Metën është thyer.  Sa i përket qëndrimeve të Metës, unë po flas sa i përket anës time. Ajo që dua unë të theksoj është që sot edhe në krah të Metës ke kolegët e mi që kemi ndarë të gjithë bashkë aksionin tonë opozitar. Kemi qenë bashkë në çdo betejë politike, kemi ndarë mendime, ajo që dua të theksoj se një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë krah Metës. Çështja e thyerjes, e djegies së mandateve nuk është thjesht kjo, është një çështje justifikim.  Ka një sjellje të ndryshme.

Jo nuk ka qenë e tensionuar mbledhja e kryesisë. Monika nuk bën debat duke thënë shefi-shefi. Debati ka filluar me paçavuren me denoncimin që ka firmosur Meta sa i përket serverëve”, tha Kryemadhi në “Opinion”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese