Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Monika Kryemadhi i del në krah bashkëshortit: Jam dakord me çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi i del në krah bashkëshortit: Jam dakord me çdo
Monika Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi i është përgjigjur aludimeve që qarkullojnë në media se raporti me bashkëshortin e saj, Ilir Meta ka pësur krisje. Nga deklaratat e të dyja palëve, dukej sikur  “divorci politik” mes çiftit Meta-Kryemadhi ishte i pashmangshëm.

Mirëpo, në një komunikim të shkurtër të mbajtur jashtë kuvendit, Monika Kryemadhi tha se kryetari i Partisë së Lirisë nuk e ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Po ashtu shtroi se është dakord me çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë. 

“Në çdo fjalë që ka thënë Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam dakort. SPAK është vegël e Ramës dhe beteja jonë nuk është me spak. Ju duket normale ju që gazetat e Erion Veliajt hapin faqen me njoftimin e SPAK. Ju duket normale...Më shumë se ç’më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju. Meta më ka sulmuar si politikane jo si bashkëshorte,” tha Monika Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed