
Kreu i PD, Sali Berisha
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë rekursin për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Berishës.
Lideri demokrat ka kërkuar largimin e gjyqtarëve, Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj, ndërsa gjyqtari Enton Dhimitri ka shpallur ditën e sotme vendimin lidhur me kërkesën e bërë nga Berisha.
Rekursi i paraqitur nga ish-kryeministri lidhet me vendimin e Apelit të Posaçëm që konfirmoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.
Sondazh
Poll