
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet që të “ndezë” edhe Milanon, pas atij takimi madhështor në Athinë. Ashtu si dhe kemi njoftuar më herët, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, ndalesa e radhës e kreut të qeverisë shqiptare do të jetë në Itali.
Takimi do të mbahet nesër, më 26 Maj në orën 11:00 në Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Itali.
Edi Rama do të ketë në krah disa nga kryebashkiakët, deputetët socialistë dhe anëtarët e tij të kabinetit, të cilët do të flasin e dëgjojnë problemet që kanë emigrantët shqiptarë, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në vendin për adriatikut.
Një ndër ta është dhe kryebashkiaku i Tiranës. Erion Veliaj ka ndarë mesditën e sotme disa fotografi nga Aeroporti i Rinasit dhe thotë se është duke udhëtuar drejt Milanos, për takimin e Ramës me emigrnatët.
"Rruges per Milano ku te gjithe shqiptaret e Italise se Veriut po pergatiten te presin kryeministrin Edi Rama sic i ka hije vendit qe eshte ne cdo kopertine e lajm per turizmin e transformimin urban.
Rruges takova nje shoqe te vogel qe do behet piktore e madhe, dhe ca shoqe te medha qe ne te voglen e tyre ne agroturizem, mesimdhenie e balet i shtojne cdo dite reputacionin vendit", shkruan kryebashkiaku teksa ndan dhe fotot e mëposhtme.
Rruges per Milano ku te gjithe shqiptaret e Italise se Veriut po pergatiten te presin KM @ediramaal sic i ka hije vendit qe eshte ne cdo kopertine e lajm per turizmin e transformimin urban.
— Erion Veliaj #B40Presidency ???????????????? (@erionveliaj) May 25, 2024
Rruges takova nje shoqe te vogel qe do behet piktore e madhe, dhe ca shoqe te medha qe ne… pic.twitter.com/lIdtYQPkJu