Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryebashkiaku i Tropojës kërkon lirinë, GJKKO merr vendimin për Rexhë Byberin

Shkruar nga Newsbomb
Kryebashkiaku i Tropojës kërkon lirinë, GJKKO merr vendimin
Rexhë Byberi

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi i cili kishte kërkuar pezullimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” me një masë më të lehtë.

Kryetari i Bashkisë së Tropojës e ka arsyetuar kërkesën e tij duke thënë se vuan nga disa probleme shëndetësore dhe bazuar në këtë fakt ai ka kërkuar zëvëndësimin e masës së sigurisë aktuale me një masë më lehësuese. Kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese, të cilët e kanë në shtëpi Rexhë Byberin.

Njoftimi i GJKKO-së:

Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr. Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas hetimeve të SPAK, Byberi dhe zëvëdësuesi i tij Abedin Kërrnaja, kanë miratuar në kundërshtim me ligjin një projekt për ndërtimin e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” me një gjatësi prej 3.2 kilometra, nga e cila 80% kalonte nëpër një rrugë këmbësore ekzistuese.

Vendimet për këtë projekt janë miratuar nga Këshilli Bashkiak Tropojë dhe konfirmuar nga Prefektura e Qarkut Kukës. Megjithatë, SPAK thekson se punimet për ndërtimin e rrugës janë kryer pa ndjekur procedurat e duhura ligjore, përfshirë aplikimin për leje ndërtimi në sistemin elektronik e-leje dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse si Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe ministritë përkatëse.

Hetimet përfshijnë edhe një ekspertim teknik-topografik, i cili ka zbuluar se ndërtimi i rrugës ka shkaktuar një dëm financiar prej 277,611,520 lekësh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese