Hapësire reklamuese

Politikë

Kritikat për lojën e Kombëtares, Erion Veliaj: Unë s'jap mend si ata që rrinë në divan dhe komentojnë

Shkruar nga Newsbomb
Kritikat për lojën e Kombëtares, Erion Veliaj: Unë
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës ka vlerësuar lojën e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit, përballë Italisë dhe Kroacisë. Sipas Erion Veliaj, kuqezinjtë kanë luajtur mirë, pavarësisht kritikave në rrjet që ai tha se i bëjnë ata që komentojnë nga divani.

"Jam mësuar me njerëzit që rrinë në divan dhe komentojnë. Unë besoj skuadra jonë ka bërë një punë dinjitoze. Po bëhet normale që jemi në Evropian, tani synojmë botërorin. Fakti që na citojnë Mourino e shumë të tjerë, këto janë ditët më të mira tona", u shpreh ai.

Gatë intervistës në emisionin "Top Arena", kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se Komëbtarja tani ka nevojë për energji të mirë, pasi analizat mund të bëhen pas europianit.

I pyetur nga Rike Roçi se si e parashikon përballjen e Shqipërinë me Spanjën, Veliaj u përgjigj: “Unë nuk jam fallxhor, por jam fans. Karma e mirë është kur njerëzit sillen mirë me skuadrën. Unë jam me skuadrën tonë. Nuk jap mend për punën e të tjerëve."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese