Hapësire reklamuese

Politikë

Kreshnik Çollaku s’braktis Bashën: Duhet të gjejmë mundësi për bashkekzistencë

Shkruar nga Newsbomb
Kreshnik Çollaku s’braktis Bashën: Duhet të gjejmë
Kreshnik Çollaku

Vendimi i Gjykatës së Apelit ka vënë në lëvizje demokratët e Bashës për të gjetur një rrugëzgjidhje. Kreshnik Çollaku, i cili që prej fillimit është pozicionuar krah Lulzim Bashës është shprehur sot se në Partinë Demokratike deputetët duhet të gjejnë mundësi bashkekzistence dhe të mos e braktisin atë.

Sipas Çollakut kundërshtimi i një kryetari nuk mund të kthehet në kundërvënie për forcën politike ku ata bëjnë pjesë, prandaj me qëllim për të fuqizuar PD duhet të ketë dialog dhe përballje me dinjitet, dhe jo braktisje.

“Une nuk kam braktisur askend,une kam refuzuar kedo qe me kerkon te braktise PD.  Une besoj se PD duhet te jete parti me e madhe se cdo kryetar.  Une besoj se ne PD duhet te gjejne mundesi bashkekzistence dhe ata qe mbeshtesin nje kryetar dhe ata qe e kundershtojne nje kryetar.

Une mendoj se kundershtia ndaj nje kryetari nuk mund te kthehet ne kundervenie ndaj PD.  Une mendoj se per te zhvilluar dhe fuqezuar PD,dialogu,debati dhe perballja duhet te ndodhe me dinjitet brenda PD,jo duke e braktisur PD.  Kjo kerkon realizem,arsye te ftohte, mendje te hapura dhe pak idealizem nga kushdo”, shkruan Çollaku.

Kujtojmë se më 11 qerdhor Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimit të Enkelejd Alibeaj për vulën e Partisë Demokratike, duke i dhënë në këtë mënyrën siglën dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese