Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Krahu i djathtë i Ilir Metës mbledh drejtuesit e Partisë së Lirisë në SHBA dhe BE, ju përcjell porositë e ish-presidentit

Shkruar nga Newsbomb
Krahu i djathtë i Ilir Metës mbledh drejtuesit e Partisë së
Tedi Blushi gjate takimit me drejtuesit e PL ne diaspore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pasditen e kësaj të diele ka zhvilluar një mbledhje online me strukturat e diasporës.

 Blushi gjatë kësaj mbledhje u ka përcjellë atyre mesazhet dhe porositë e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Krahu i djathtë i Metës u tha atyre se presidenti i forcës politike ku ata bëjnë pjesë u ka kërkuar të gjitha strukturave në diasporë që të shumfishojnë aksionet si dhe të jenë më aktive me bashkëatdhetarët apo dhe ndërkombëtarët.

 “Ilir Meta si sot dy javë kur rrëmbye në mënyrë terroriste nga narkoregjimi. Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe ju përcjell mesazhin për nevojën e shumëfishimit të aksionit në diasporë, jo vetëm për t’i njohur me situatën e vështirë mu ndodhet vendi, pro edhe për të nxitur strukturat të jenë më aktive në këtë situatë të paprecedentë për partinë dhe vendin”, tha Blushi, teksa më tej vijoi të theksojë se Ilir Meta është “rrëmbyer” dhe ndodhet në qeli padrejtësisht.

"Sot Presidenti Meta është me masë sigurie arrest në burg nga Edi Rama dhe nga mafia Ndërkombëtare, sepse ka mbrojtur me patriotizëm interesat e Shqipërisë në raport me çështjen e detit, një tradhti kombëtare ku Edi Rama ka pasur për bashkëpunëtor edhe Lulzim Bashën. Presidenti Meta u rrëmbye dhe ndodhet sot në arrest me burg, sepse denoncoi në mënyrë të pakompromis projektin e "Ballkanit të Hapur " që u themelua në Nish edhe nga Edi Rama dhe sigurisht që u rrëmbye dhe është sot me masën arrest në burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi si një nga denoncuesit më guximtar të korrupsionit të përbindshëm shtetëror të Edi Ramës dhe të inkriminimit më të tmerrshëm të kësaj Qeverie, siç faktojnë edhe raportet më te fundit, madje unë dua t’ju rikujtoj edhe indeksin e drejtësisë ku Shqipëria renditet poshtë edhe Vietnamit Komunist edhe shumë vende më poshtë edhe se Bjellorusia e Lukashenkos", tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese