Hapësire reklamuese

Politikë

Krah Biden dhe Stoltenberg, Rama ndan pamje nga takimi me liderët e NATO-s

Shkruar nga Newsbomb
Krah Biden dhe Stoltenberg, Rama ndan pamje nga takimi me liderët e NATO-s
Biden, Rama dhe Stoltenberg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga momenti i realizimit të fotos familjarë në samitin e NATO-s.

Ashtu si dhe tradita e do tanimë, liderët e aleancës janë rreshtuar njëri pas tjetrit për foton.

Siç shihet dhe në video kryeministri Rama para se t’i bashkohet liderëve të tjerë ka realizuar një foto me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe Jens Stoltenberg.

“Washington – FOTOJA FAMILJARE e Këshillit të Atlantikut të Veriut”, shkruan kryeministri Rama.

Samiti i NATO-s mbahet në Washington prej ditës së djeshme, 9 korrik, dhe do të vijojë edhe ditën e nesërme, 11 korrik. Ky samit përkon edhe me 75 vjetorin e krijimit të NATO-s, e themeluar në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera me fillimin e Luftës së Ftohtë.

Samiti treditor në Washington synon të forcojë mbështetjen ndaj Ukrainës në mbrojtjen e saj ndaj agresionit rus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese