Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër një seancë të rëndësishme publike ku do të shqyrtohen disa projektvendime që lidhen me një kërkesë të koalicionit opozitar "Shqipëria Madhështore", si dhe disa konstatime të vetë KQZ.
Kërkesa e parë lidhet një shqyrtim administrativ të bërë nga Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të spotit/reklamës të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
Po ashtu, janë dhe tre projektvendime të vetë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat janë hapur në kundërshtim me udhëzimin nr. 6, datë 23.3.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Konkretisht:
- “Për mbylljen e zyrave zgjedhore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
- Projektvendim “Për mbylljen e zyrave zgjedhore të subjektit zgjedhor “Partia Mundësia”.
- Projektvendim “Për mbylljen e zyrave zgjedhore të subjektit zgjedhor “Koalicioni Euroatlantik”.
Në seancën publike të ditës së hënë datë 28.04.2025, ora 15:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shyqrtojë dhe projektvendimin për raportin e Autoritetit të Medias Audiovizive të pasqyrimit të fushatës zgjedhore nga OSHMA-të, për periudhën 17 prill-23 prill 2025.