Hapësire reklamuese

Politikë

KQZ ndryshon vendim për ambasadorin Bushati: I lejohet të shkojë në inagurimin e Trump

Shkruar nga Newsbomb
KQZ ndryshon vendim për ambasadorin Bushati: I lejohet të shkojë
Ervin Bushati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka lejuar ambasadorin tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati të marrë pjesë të hënën në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump. Por më pas Komisioneri Celibashi e ka lejuar pjesëmarrjen e ambasadorit.

Sipas njoftimit të KQZ-së, me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar.

“Ndërfaqja e raportimeve të veprimtarive publike e ndalon automatikisht një veprimtari e cila raportohet në më pak se 5 ditë përpara datës së zhvillimit të saj. Kështu ka ndodhur me rastin e raportimit të disa veprimtarive të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ndaloi fillimisht aktivitetin për shkak se sistemi i ngritur online përpara zgjedhjeve ka “ngritur flamurin e kuq” për ambasadorin shqiptar. Sipas detyrimit që kanë institucionet shtetërore, raportimi duhet bërë 5 ditë përpara aktivitetit dhe jo 3 ditë siç ka ndodhur në rastin e ambasadorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese