
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë ditën e sotme fondet përkatëse për çdo parti politike që do të përdoren për fushatën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
Shumë totale e vendosur në dispozicion të 11 forcave politike vendore është 131.201.816 lekë, ndërsa pjesa më e madhe i ka kaluar forcës qeverisëse, Partisë Socialiste, 65.291.390 lekë.
1. Partia Demokratike (PD) 44.818.545 mln lekë
2. Partia Republikane (PR) 2.689.112,70 mln lekë
3. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,90 mln lekë
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.390 mln lekë
5. Partia e Lirisë (PL) 9.140.730 mln lekë
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.735 mln lekë
7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,90 mln lekë
8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,90 mln lekë
9. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,90 mln lekë
10 Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.375 mln lekë
11 Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445 lekë