Hapësire reklamuese

Politikë

KQZ “dritë jeshile” nismës për votën e Diasporës, projektligji në duart e Parlamentit

Shkruar nga Newsbomb
KQZ “dritë jeshile” nismës për votën e
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 21 mijë nënshkrimet e qytetarëve lidhur me “Votën e Diasporës” dhe “Hapjen e Listave Zgjedhore”.

Ky lajm është bërë me dije nga Lëvizja “Shqipëria Bashkë” të cilët ishin dhe iniciatorët e kësaj nisme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale anëtarët e Lëvizjes “Shqipëria Bashkë” theksojnë se tanimë pasi KQZ miratoi vendimin i takon Parlamentit që të marrin në shqyrtim këtë projektligj dhe miratojë vullnetin shqiptarëve të cilët janë shprehur pro kësaj nisme.

“Pas muajsh përpjekjesh, sot shënuam një fitore të veçantë! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për regjistrimin e nismës ligjvënëse dhe pranimin e 21 mijë nënshkrimeve qytetare, për 'Votën e Diasporës' & 'Hapjen e Listave Zgjedhore'.

Tanimë, i takon parlamentit shqiptar te tejkalojë mungesën e vullnetit politik, e të miratojë vullnetin e 21.000 qytetarëve/zgjedhësve shqiptarë që janë shprehur pro kësaj nisme”, shkruhet në postimin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” më 6 qershor të këtij viti  dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi 20 mijë firma të qytetarëve për votën e Diasporës.

Në një deklaratë për shtyp, drejtuesi i kësaj force politike, Adriatik Lapaj u shpreh se tashmë mundësia që shqiptarët e diasporës të votojnë është më afër se kurrë.

“Kjo është një dëshmi se qytetarët shqiptarë e dua ndryshimin, e duan hapjen e garës, duan që fëmijët, vëllezërit dhe motrat e tyre të votojnë. Këto janë të vetmet mundësi që shoqëria jonë të demokratizohet dhe të ecim para. Ky ka qenë një mision i vështirë në terren sepse procedurat që ka parashikuar Komisioni qendror i zgjedhjeve ka dashur dhe fotokopje të kartave të identitetit dhe plotësim të formularëve me të dhëna shumë sensitive, por gjithsesi ne ja dolëm. Ky është një moment shumë i rëndësishëm sepse tani përveç fjalëve po kalohet në vepra.

Tashmë parlamenti i republikës së Shqipërisë është i detyruar të marrë në shqyrim këto 21 mijë firma dhe këtë projektligj të depozituar nga qytetarët si iniciativë ligjore qytetare” tha Lapaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese