
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me gra dhe vajza në Fier se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të cilat janë shlyer dhe borxhi publik është ulur.
Kreu i qeverisë u shpreh se nëse s'do ishte votuar Partia Socialiste, Shqipëria do të kishte rrezikuar të përballej me skemat piramidale të viteve '90.
Kryeministri Edi Rama ironizoi edhe për kontratën e lobimit 6 milionë euro të PD në SHBA duke thënë "Luli thoshte 7x7 42, tani doli dhe bufi 7x7 6 milionë."
"Ne trashëguam më shumë se 700 mln euro borxh dhe sot nuk kemi asnjë borxh ndaj asnjë kompanie dhe e kemi ulur borxhin.
25 për qind kredi të këqija është drita e kuqe e alarmit. Piramidat e sudes dhe të xhaferrit do të ishin përsëritur sërish sot nëse me votë shqiptsrët nuk do të kishin vendosur që të na jepnin ne besimin."-tha ai.