Hapësire reklamuese


Politikë

Kontrata 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, reagon Partia Demokratike: Paratë do paguhen nga shqiptarët...

Shkruar nga Newsbomb
Kontrata 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, reagon Partia
Selia blu

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas lajmit se selia blu ka lidhur një kontratë prej 6 milionë dollarësh me bashkëpunëtorët e fushatës së Donald Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për llogari të Sali Berishës.

Partia Demokratike shprehet se paratë për realizimin e këtij qëllimi janë marrë përsipër 100 për qind nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA dhe nga shqiptarë të tjerë të larguar nga Shqipëria 10 vitet e fundit për shkak të regjimit të Edi Ramës.

Sakaq, PD sqaron se komuniteti shqiptaro-amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë "Continental" për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve të PD me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA.

Sipas selisë blu, synimi i bashkëatdhetarëve në SHBA është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Reagimi i Partisë Demokratike

"Në lidhje mbi një informacion të shpërndarë në media për lobimin e PD pranë Qeverisë dhe Kongresit të SHBA dëshirojmë të sqarojmë sa vijon:

Komuniteti shqiptaro amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike si forca më e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA. Synimi i bashkëatdhetareve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor të Shqiperisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palëkundur në qëndrimet e tij!

Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA si dhe demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak të regjimit të Edi Ramës!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratët antikomunistë të komunitetit shqiptaro - amerikan për bujarinë dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonëse ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në perputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese