
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka reaguar në rrjete sociale pas lajmit se PD ka lidhur një kontratë prej 6 milionë dollarësh me bashkëpunëtorët e fushatës së Donald Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për llogari të Sali Berishës dhe për të hequr Kryetarin e PD nga lista e zezë e SHBA.
Jamarbër Malltezi shprehet se Sali Berishën e hetuan për 30 vjet dhe në tre brezni nuk i gjetën dot asgjë. Malltezi shton se lidhur me kontratën kanë inat pse patriotët në Amerikë nuk pranojnë monizmin.
"Sali Berishën e hetuan për 30 vjet dhe në 3 brezni dhe nuk gjetën dot asgjë. Dolën palaço duke deklaru se sponsorizimi i dy këngëtarëve dhe zekati për trajtimin e fëmijëve autikë ishte përfitim i Berishës. Tani kanë inat pse patriotët në Amerikë nuk pranojnë monizmin!"-shkruan Malltezi.