Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Kongresi i Partive Popullore Evropiane në Valencia, Berisha takohet me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku

Shkruar nga Newsbomb
Kongresi i Partive Popullore Evropiane në Valencia, Berisha takohet me
Lumir Abdixhiku dhe Sali Berisha ne Valencia

Ish-kryeministri dhe lideri demokrat, Sali Berisha është takuar në Valencia me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, politikanin Lumir Abdixhiku. Ata kanë qenë të pranishëm të dy gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane.

Berisha thotë se takimi u karakterizua nga një atmosferë tepër miqësore dhe e afërt, duke reflektuar lidhjet e kahershme dhe bashkëpunimin tradicional mes dy partive simotra të qendrës së djathtë në hapësirën shqiptare.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë sfidat politike me të cilat përballen Kosova dhe Shqipëria në dy faza të ndryshme të proceseve zgjedhore – Kosova në periudhën paszgjedhore dhe Shqipëria në prag të zgjedhjeve.

Të dy liderët ndanë analiza mbi zhvillimet e fundit politike në vendet e tyre, duke theksuar nevojën për qasje të bashkërenduar dhe mbështetje të ndërsjellë në përballimin e sfidave demokratike, si dhe forcimin e institucioneve përfaqësuese dhe demokratike.

Si përfundim, u theksua domosdoshmëria për një bashkëpunim më të ngushtë mes LDK-së dhe PD-së, jo vetëm në kuadër të përkatësisë së përbashkët ideologjike dhe anëtarësisë në familjen e Partive Popullore Evropiane, por edhe për shkak të përgjegjësisë historike dhe kombëtare që mbartin.

Sali Berisha sqaron se palët u zotuan të thellojnë koordinimin për interesa të përbashkëta politike, për të forcuar vlerat demokratike dhe për t’u përballur së bashku me sfidat që i presin dy vendet dhe mbarë kombi shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese