Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kongresi i Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutojë nesër Rama me të vetët

Shkruar nga Newsbomb
Kongresi i Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të
Pamje nga Kongresi i PS-së herën e shkuar

Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë në orën 11.00 të paradites.

Në këtë kongres priten të diskutohen çështje të rëndësishme për partinë, qeverinë dhe ndryshimet e mundshme në radhët e saj, si dhe mbi procesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare vitin e ardhshëm.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, delegatët e Kongresit do të zgjedhin asamblenë e përgjithshme e përbërë prej 400 anëtarësh, ndërsa bëhet e ditur se për herë të parë në asamblenë e re nuk do të ketë drejtor në drejtoritë e zgjedhura, në zbatim të kërkesë së kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama do të mbajë fjalën e tij, ndërsa pritet me interes se çfarë objektivash do t’i vendosë PS-së për parlamentaret e 2025-s.

Menjëherë pas fjalimeve do të nis procesi votimit për anëtarët e rinj të asamblesë e cila si çështje primare do të ketë zgjedhjen e sekretariatit të ri të PS, i gjithi i shkarkuar nga Rama, prej Korrikut 2023.

Gjithashtu, në kongres është parashikuar edhe vendosja e dy paneleve, ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe turizmin.

Sikurse do t’i bëhet një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste, e cila është në pushtet përmes një mandati te tretë qeverisës.

Megjithatë, nuk dihet nëse kryesocialisti Edi Rama do të flasë rreth dorëheqjes së Lindita Nikollës nga kryesia e Kuvendit, si dhe nëse do të bëjë të ditur emrin e ri pasuesit të saj.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese